A e bëri faktor Luizi? Ronaldo zbulon arsyen pse Efi shkoi në finalen e BBV

by author

Ronaldo Sharka ka treguar mëngjesin e sotëm në “Wake Up” se arsyeja pse Efi Dhedhes ka shkuar në finale, janë debatet që ka bërë me Luiz Ejllin.

Advertisements

Madje kurioziteti për një miqësi të prishur, është më i madh për publikun, sesa ndonjë marrëdhënie tjetër dhe kjo gjë e ka favorizuar më shumë atë.

Advertisements

“Nëse Efi do futej në shtëpi, do vazhdonte marrëdhënien e saj shoqërore me Luizin, ok, bukur, fansat do e pëlqenin, por asnjë gjë më tej. Pra Efi është në finale për shkak të situatës që u krijua me Kiarën, për shkak të situatës që u krijua me Luizin, sepse publiku vazhdon tani, dreqi ta hajë ka kuriozitet. Është kurioziteti më i madh në një marrëdhënie shoqërore të prishur sesa ndonjë marrëdhënie, për shembull Dea-Efi, një hakmarrje që s’ka më vlerë sepse ka dy muaj”, tha gazetari i njohur.

I pyetur nëse mendon që Luizi e bëri faktor dhe i dha ai finalen, Ronaldo u përgjigj:

“Tani Luizi këtë thotë, unë këtë kam besuar që në fillim, sepse duke marrë parasysh që është një lojtar që vë re çfarëdo lloj detaji dhe nuk i shpëton asnjë lloj gjëje, Luizi është shumë i vetëdijshëm që nëse ai do debatonte me Efin, kjo gjëja do e fuqizonte në prime dhe do i jepte rëndësi. Nëse nuk do krijonte këtë debat, pra ngjarjet të cilat Efi do të kishte në shtëpi, nuk do e favorizonin”.

TË NGJASHME