Kiara Tito dhe Luiz Ejlli kurorëzojnë dashurinë e tyre të shtunën në mbrëmje, në finalen e madhe të “Big Brother VIP 2”, me një dasmë speciale.
Advertisements
Advertisements
Një natë para momentit të rëndësishëm, Kiara tregon në “Më lër të flas” detajet e ceremonisë. Moderatorja thekson se edhe Luizi është në dijeni, pasi dasma nuk mund të bëhet pa pëlqimin e të dyja palëve.
“Nesër do jetë ceremonia. Do vulosim martesën tonë, pastaj do bëjmë një dasëm të madhe në stadium ku do i ftojmë të gjithë. Luizi e di që do bëhet ceremonia. Ka qenë një dëshirë e jona. Duam t’i japim një kënaqësi publikut që na ka ndjekur për 4 muaj.”- tha Kiara.