Gazetari Edison Vatnikaj ka dhënë detaje në lidhje me jetën e shtetases Alma. K e cila shfaqet në video duke kryer marrëdhënie seksuale me ish-kryebashkiakun Safet Gjici, në zyrën e këtij të fundit.
Advertisements
I ftuar në emisionin “Revieë” në Euronews Albania, ai theksoi se gruaja e cila është nënë e një fëmije në moshën 12-vjeçare kishte shkuar shpesh në komisariat për shkak të sherreve që kishte pasur me fqinjët. Më tej ai theksoi Alma ishte gazetare në disa emisione investigative si dhe kishte marrë pjesë në disa fushata zgjedhore në bashki.
Advertisements
“Në Drejtorinë vendore të Policisë së Durrësit mesa kam arritur të pyes është një vajzë që shpesh shkonte në komisariat për shkak të sherreve që kishte me komshinjtë.
Jeton mes Tiranës dhe Durrësit.
Kam informacione që punonte në emisionet investigative në disa media. Ajo më tha që nuk është pronare e një biznesi në Tiranë. Nuk më dha një konfirmim nga SPAK.
Më tha që një avokate po merret me çështjen e saj.
Ajo nuk na dha përgjigjet që duam ne.
Sigurisht në raport me Gjicin nuk tha se në çfarë rrethanash ka krijuar marrëdhënie me të. Kam informacione se ka qenë e angazhuar shumë në fushatën politike në disa bashki”- tha Vatnikaj.