Arbana Osmani ka dhënë një intervistë për Argjirën dhe Beniadën për emisionin “E diell”, pak para nisjes së spektaklit

Advertisements

Teksa grimohej, Arbana u tregoi vajzave se nuk është shumë detajiste dhe ia lë në dorë profesionistëve si makeup-in edhe veshjen.

Advertisements

E pyetur nga Beniada sesi e ekuilibron raportin punë-familje, Arbana u përgjigj se tek kjo pjesë ndihet në faj që nuk kalon dot shumë kohë me fëmijët sa herë nis Big Brother.

“Po flisja dje me një mikeshën time dhe po i thoja që ndihem shumë keq, ndihem shumë në faj realisht kur fillon Big Brother sepse harxhoj shumë pak kohë me fëmijët.

Ndjesia e fajit tek nëna është edhe tek gratë që nuk punojnë, por rrinë gjatë gjithë kohës me fëmijët dhe pastaj rrinë në telefon dhe pendohen pse e harxhuan kohën në telefon ose pse pashë telenovelën dhe nuk e kam mendjen, kështu që unë mendoj gratë nuk shpëtojnë asnjëherë nga ndjesitë e fajit. <

Por thjesht ta duan pak më shumë veten, jetën e tyre dhe pavarësinë e tyre”, tha Arbana teksa këshilloi edhe Argjirën, edhe Beniadën të bëhen nëna sepse është ndjesia më e bukur që do përjetojnë.

TË NGJASHME