“Doje të të puthja…”/ Krisi i habit të gjithë me deklaratën e papritur ndaj Zhaklin Lekatarit

by author

Ky edicion i “BBV2” do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Me të vërtetë ishte edicioni i dytë por protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhuar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët. Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në memorien e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre. Pavarësisht gjithçkaje, neve na mbetet të presim për edicionin e tretë të tij.

Advertisements

Advertisements

Ditën e sotme Krist Aliaj ishte i ftuar në rubrikën “Dielli apo Hëna” tek “E Diell” dhe ka zbuluar shumë të reja rreth jetës së tij pas “BBV2”, marrëdhëniet me ish-banorët etj. Gjatë një loje, ku Kristi duhet të fitonte pikë duhet të bënte një deklaratë se opinionistja e “BBV2” Zhaklin Lekatari reagonte në mbrojtje të tij për shkak se i ka mbetur fiksim puthja me të.

Duke i kërkuar falje paraprakisht dhe duke cituar se i duhet pikë për lojën, Kristi e ka pranuar këtë.

Zhak do më falësh, por ti më ke favorizuar se doje të të puthja dhe ta coje më tutje…

Gjatë rubrikës Kristi është pyetur edhe për ish të dashurën e tij, Zazën se si ka qenë e vërteta dhe nëse ka kontaktuar me të pas daljes nga “BBV2”.

TË NGJASHME