Detektivja private Shkenda Lili mund të shkojë në burg, pasi veprimtaria e saj është e jashtëligjshme sipas avokates Mirela Jorgo.
Advertisements
Detektivja përgjon çifte për tradhtitë e dyshuara, mirëpo kjo përveçse shkelje ligjore është vepër e rëndë penale.
Advertisements
Mjafton që i përgjuari t’a kallëzojë dhe Lili shkon në burg, pasi përgjimi i saj nuk ka asnjë bazë ligjore.
“Përgjigjimi që bën detektivja private mbi marrëdhëniet martesore është shkelje ligjore për mbrotjen e të dhënave dhe jetēs private të tjetrit, të garantuar me Kushtetute. Pra, një biznes antiligjor.
Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut psrashikon shkelje të Nenit 8 (e drejta e respektimit të jetës private dhe familjare) të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut.
Interpretimi i saj tek “E Diell” është qesharak, amatoresk dhe pa pikë vlere.
Për opinionin tim ajo duhet të penalizohet rëndë bashkë me emisionin“.- ka thënë avokatja.