Burri-gruas: Sa pas dore më ke lënë, nuk ke mëshirë për mua? Mos më lër të vetmuar

by author

Në rubrikën “Shihemi në Gjyq”, tek E Diela Shqiptare, ka qenë Isai dhe Zejnepja të cilët janë burrë dhe grua. Isai e ka thirrur Zejnepen sepse kjo e fundit nuk i flet më për shkak se ai i ka dhënë tokën që kishin nipit të tij dhe ka lënë pa gjë gruan dhe fëmijët. Isai i kërkon asaj që t’i japë vëmendje sepse e ka lënë shumë të vetmuar dhe fakti që ajo nuk e përshëndet, i rëndon shumë dhe e bën të ndihet keq.

Advertisements

Isai: Përshëndetje Zejnepi mbretëreshë!

Advertisements

Zejnepe: Rri atje ti, rri atje.

Isai: Po pse me të rri atje?

Zejnepe: Për çfarë më ke thirrur këtu?

Isai: Të kam thirrur sepse nuk më saluton, ishim te porta dhe nuk më fole.

Zejnepe: Pse të të salutoj?

Isai: Pse çfarë të kam bërë unë? Nuk kam bërë ndonjë…

Zejnepe: Nuk ke bërë asnjë gjë fare? Ke marrë tokën dhe ia ke dhënë nipit.

Isai: Po hë me se nipi gjaku im është!

Zejnepi: Ia ke hequr fëmijëve, Ia ke hequr gruas, Ia ke dhënë nipit pa dijeninë tonë.

Isai: Unë ia dhashë me gjithë shpirt dhe gjithë zemër, ta dijë dhe ky publiku i mrekullueshëm. Po afrohu pak të të salutoj.

Zejnepe: Jo, jo, rri atje tek vendi.

Isai: Po sa pas dore më ke lënë, nuk ke mëshirë për mua?

Zejnepe: Lëri këto këngë se kam ardhur deri këtu, në fyt. Shko tek vendi.

Isai: Unë tek vendi do shkoj, po nuk pranove ti, po unë kam ardhur të ulem, të them një diçka. Kam bërë gabim dhe unë për këtë, jo se të kërkoj ndjesë, por të them dy fjalë, mos më lër të vetmuar.

Zejnepe: Zonja Eni, lëre çfarë thotë ky.

Ardit Gjebrea: Me gjithë këto fjalë të ëmbla, të bukura, në këtë mënyrën poetike se si shprehet…

Zejnepe: Ky ka qenë në Itali.

Isai: O Nejpi po unë poet nuk jam që të shkruaj poezi, po jam një burrë dhe një zemër e sinqertë që gjithmonë kam menduar për ty dhe për familjen.

Zejnepi: E di po e prishe në fund, e di po e prishe, s’pyete për mua dhe fëmijët fare. /tvklan.al

TË NGJASHME