Luiz Ejlli, Efi Dhedhes, Dea Mishel dhe Krist Aliaj janë katër finalistët e këtij edicioni të “Big Brother VIP”. Pas ‘Prime’-t të mbrëmjes së djeshme ata kanë festuar në mënyrën më të mirë të mundshme.
Advertisements
Ata kanë kënduar, kërcyer dhe në festën e tyre nuk ka munguar as alkooli, ku duket se e kanë tepruar paksa.
Advertisements
Madje katër finalistët kanë harruar për një momentet debatet dhe hatërmbetjet mes tyre dhe ka pasur shumë përqafime.
Efi është afruar shumë me Luizin, edhe pse gjatë ‘Prime’-t i tha se kur të mbarojë “Big Brother VIP’: “Mos të pafsha më me sy”. Ndërkohë teksa po festonin ajo i tha se e ka shumë xhan dhe se do i vinte mirë nëse do fitonte BB VIP.
Nga ana tjetër, Luizi i tha që edhe ajo ta pranojë se ‘ai e ka dashur në finale’. Gjatë kësaj bisede nuk munguan shpullat nga ana e Efit si dhe përqafimet mes tyre.
Pjesë nga biseda:
Efi: Je plehrë
Luizi: Pse? Po çke, maksimumi o e fiton ti, o e fitoj unë. Pse mërzitesh?
Efi: Kjo është ideja, ne të dy jemi bashkë
Luizi: Po vari leshtë, kush ta fitojë
Efi: Unë jam shumë e lumtur nëse je ti. A e di këtë?
Luizi: Edhe unë
Efi: Të kam shumë xhan pavarësisht se më ke mërzitur
Luizi: Unë jam fituesi? Po pse je mërzitur?
Efi: Një nga fituesit…
Luizi: Se të kam thënë “Për’puthen”? “Për’puthen” i kam thënë Teas, Mikelës
Efi: Mua më ke shoqe. Pranoje që më ke shoqe?
Luizi: Edhe Teas i kam thënë “Për’puthen”
Efi: Edhe me mamin tënd kam folur
Luizi: Mirë, mirë mos jep informacion nga jashtë
Efi: Një gjë, unë të kam xhan me vërtetë, jo kështu kot, a e di këtë gjë? Mua nuk më intereson fare që thonë ‘kam interes’, unë të kam dashur vërtetë, ok?
Luizi: Po mirë
Efi: O unë, o ti
Luizi: Pranoje që të kam dashur në finale me tanë shpirt?
Efi: Edhe unë të kam dashur. Po pse më mërzite?
Luizi: Mos e çaj kryet, tash do ngacmohemi nga pak, por këtë javë paqe