Dashuria mes Kiara Titos dhe Luiz Ejllit lindi në shtëpinë e “Big Brother VIP 2” dhe do të finalizohet po aty, me një dasmë.
Advertisements
Ekskluzivisht për “Fan Club”, ish-banorja zbulon se në natën finale të “BBV” do të ketë një celebrim.
Advertisements
Do të ndodhë një celebrim në natën finale, jam shumë e emocionuar”.
Kiara tregohet e rezervuar për të treguar detaje, ndërkohë që dëshmitare do të ketë tezen e saj.
“Do ia lëmë pak magjinë asaj nate. Nuk do t’i themi të gjitha. Dëshmitare do të kem tezen time që është njeriu më i rëndësishëm. E kam motër, e kam familje, e kam gjithçka”.
Por, a e ka gjetur fustanin e bardhë për natën e paharrueshme?
“Kam provuar disa fustane. Kam thënë që dua një fustan të gjatë, por kam ndryshuar mendim. Ndoshta do të vij me diçka krejt tjetër”, përgjigjet moderatorja në “Fan Club”, që zbulon edhe takimin që ka pasur këto ditë me nënën e të dashurit të saj.
“E kam takuar. Është një zonjë shumë fisnike, shumë e mirë, ma hoqi pak mallin e Luizit. Nuk gënjente kur thoshte që jemi i njëjti tip”.
Luizi ishte konkurrenti që shprehu pëlqimin për Kiarën që në ditët e para të qëndrimit në shtëpi. Me përkushtimin e tij, arriti të bënte për vete moderatoren. Një dasmë e organizuar si lojë në shtëpi përfundoi në një celebrim të vërtetë, kur çifti shkëmbeu puthjen e parë në buzë. Surprizat për Kiarën kanë qenë të shpeshta nga djali që tashmë e cilëson “nënën e fëmijëve të tij”. Para se ajo të eliminohej, mori propozimin për martesë nga këngëtari.