Pasi u bë pjesë e “Big Brother VIP” Efi Dhedhes rrëfeu se është në një lidhje dashurie dhe ka folur disa herë për partnerin e saj. Duke mos dhënë shumë detaje ajo ka rrëfyer se partneri i saj është ekonomist.
Advertisements
Mirëpo, kohët e fundit pati aludime se ajo i ka dhënë fund lidhjes. Gjë që mesa duket është e pavërtetë. Ditët e fundit ajo ka folur për të dashurin. Në një bisedë me Dean dhe Kristin, Efi përsëriti se ka dikë që e pret jashtë.
Advertisements
Po ashtu, mbrëmjen e djeshme bëri disa batuta me Luizin duke i thënë se ai ka Kiarën kurse ajo të dashurin e saj. Efi ka deklaruar se qetësia e partnerit e ka bërë për vete që në fillim dhe se ai i nxjerr anën e saj më të mirë.
“Me natyrën time mendoja se më duhej ndonjë njeri i ashpër. Por nuk ka lidhje fare një qetësi absolute, sa të bën të ndihesh keq. Thjesht respekt dhe më nxjerr më të mirën time. Thjesht ideja që nuk ma merr për dobësi atë që unë ndjej. Është një çun shumë i mirë, i sjellshëm, i edukuar”, tregoi Efi.