Për të disatën herë është spekuluar në rrjetet sociale që banori i shtëpisë së Big Brother, Luiz Ejlli ka ka krijuar varësi nga bixhozi.
Advertisements
Dy miqtë e tij të ngushtë, Joni dhe Maroi në një intervistë mediatike kanë folur në lidhje me këtë gjë duke shuar zërat për diçka të mundshme.
Advertisements
“Kjo nuk është e vërtetë. Ky është një sulm ndaj Luizit, madje personin që e nisi këtë thashethem, Bledi Manen, produksioni e futi brenda në shtëpi që t`ia thoshte Luizit në sy. Luizi nuk ka probleme me bixhozin”- u shprehën shokët e tij.
Si një faktor X në këtë reality shoë, patjetër që Luizi do jetë në qëndër të vëmendjes, jo vetëm për të tashmen, por edhe për të kaluarën e tij. Ai ka rrëmbyer zemrat e të gjithëve, duke u kthyer në një fenomen në rrjete sociale.