“I ke frikë…”/ Plas debati mes Luizit dhe Dea Mishelit: Po manipuloni Nitën

by author

Luiz Ejlli i ka thënë Dea Mishelit dhe Krist Aliajt se ata po manipulojnë Nita Latifin.

Advertisements

Ai ju drejtua Nitës duke i thënë se Dea do që Kristi të jetë në finale, e se Kristi do të jetë ai finalisti i katërt. Madje ai i tha Nitës se i ka frikë dy banorët.

Advertisements

Sipas Luizit, Dea u afrua me Nitën shumë shpejt pas debatit që kishin, duke e nxjerrë atë keq në sy të publikut, pasi kështu mund të mendohet se Nita krijoi një debat fiktiv.

Dea Mishel e mohoi këtë duke thënë se edhe ajo ka pasur situata të tilla ku ka debatuar me dikë e më pas e ka kaluar.

“Pse bie euro dhe vlerësohet leku sa herë ka zgjedhje?”/ Tabaku ngre dyshime të forta dhe akuzon qeverinë: Po bëhen pazare politike me…

Luizi i tha Deas se ajo ndërhyri për të mbrojtur Kristin, ndaj dhe ai hyri në atë bisedë pasi kuptoi që ata ‘penalizuan’ Nitën.

TË NGJASHME