Ish-banori i Big Brother nxjerr zbuluar produksionin! Çfarë tha Luizi një orë në dhomën e rrëfimit që nuk u transmetua?

by author

Damiano Agalliu, ish-banori I një prej edicioneve të Big Brother Albania, teksa ka komentuar rastin e Luiz Ejllit dhe lutet që të mos jetë I sëmurë, ka treguar disa të vërteta rreth produksionit.

Advertisements

Në një status të tij ai ka thënë se produksioni në fillim kur I bën kontrollet banorëve bën analiza të thjeshta për Hiv apo Aids dhe asesi nuk bën kontrolle që të zbulojnë sëmundje të rënda.

Advertisements

Së dyti, Damiano përmend një fakt tjetër. Pasi Luizi bëri rrëfimin Kiarës ai u thirr në dhomën e rrëfimit ku ka ndenjur aty rreth një orë.

Pasi ka dalë nga dhoma e rrëfimit ai dukej që kishte qarë, pasi edhe konkurrentja tjetër e ka ngacmuar duke I thënë “sa pake qarë”, ndërkohë në atë moment hidhet Kiara, e cila e dinte të vërtetën dhe I kërkon Oltës që të mos e ngacmojë shumë.

Por çfarë tha Luizi në atë një orë brenda dhomës së rrëfimit, asgjë nuk u transmetua.

Damino pohon se Luizit i është bërë një puç dhe është gjetu I papërgatitur.

“Ai rrëfim (një orë në dhomën e rrëfimit) ishte programuar për t’u dhënë më vonë, por ja që sot e nxorrën në mënyrë të tillë. Sepse nëse ti bën një rrëfim këtë javë nuk do të thotë që do ta japing këtë javë në prime, por e japing kur ta shohi të arsyeshëm produksioni”, shkruan Damiano.

TË NGJASHME