Krimi i rëndë trondit vendin/ Nipi vret xhaxhain për pronën

by author

Një ngjarje të rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Malishevë të Kosovës.

Advertisements

Mediat në Kosovë raportojnë se nipi ka vrarë xhaxhain e tij dhe se konflikti mes tyre ka nisur për çështje prone.

Advertisements

NJOFTIMI:
Sot rreth orës 09:50 është raportuar për një rast vrasje në fshatin Kijevë-Malishevë.

Në vendin e ngjarjes, menjëherë kanë dalë njësitet e nevojshme policore ku është gjetur një person mashkull (i moshës madhore dyshohej pa shenja jete). Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar, mashkull i moshës madhore. Rrjedha e mëtejme hetimore është duke vazhduar në koordinim me prokurorin e shtetit në drejtim të veprës penale të vrasjes.

TË NGJASHME