Mbrëmjen e djeshme banorët e “Big Brother VIP2” kanë patur mundësinë që të lexojnë përshëndetjet nga fansat e tyre, të cilat janë shfaqur në ekranin e madh.

Advertisements

Ndër mesazhet e shumta përshëndetëse që kanë marrë të gjithë banorët, bie në sy një i dërguar për Luiz Ejllin nga shqiptarët që jetojnë në Angli. Të cilësuar dhe si çunat e Londrës, ata kanë përshëndetur banorin dhe kanë treguar se e ndjekin në çdo orë të ditës.

Advertisements

Mirëpo, kjo duket e u ka prishur disi punë pasi kanë harruar të kujdesen për “lulet”. Në përshëndetjen e tyre shkruhej: “Na u dogjën lulet o vëlla, duke të ndjekur ty 24 orë. Të përshëndesim nga Londra.”

Ky mesazh shkaktoi të qeshura te banorët dhe këngëtari nuk mund të mos e jepte përgjigjen e tij me humor, teksa i falenderoi për mbështetjen. “Po mirë mo burrë, fiki llambat kajher”.

TË NGJASHME