“Më është mbushur mendja”/ Luizi i bindur e thotë troç: Unë nuk do ta fitoj “Big Brother-in”, jo për gabimin tim. Çfarë ndodhi?

by author

Me një popullaritet të padiskutueshëm, teleshikuesit janë të sigurt se fituesi i “Big Brother VIP” është vendosur që muajin e parë: Luiz Ejlli.

Advertisements

Por, vetë ky i fundit thotë se nuk e fitojë dhe se është i sigurt për këtë. Këtë ai e ka përmendur disa herë dhe e ka ripërsëritur sërish së fundmi.

Advertisements

Në një bisedë me Fotininë dhe Kiarën, Luizi tha se nuk do e fitojë por jo për gabimin e tij: “Është e vdekur që nuk e fitoj, po ta them me sinqeritetin më të madh. Mos dëgjo çfarë iu them banorëve, se është e drejta ime, ta jap me kokë që nuk e fitoj. Jo për gabimin tim, por nuk e fitoj. Kam mbaruar punë që kur kam hyrë.”

“Ta mbarojmë, ta mbyllim, të shkojë si të shkojë, kur të eliminohem të vazhdoj i qetë. Por që më është mbushur mendja që do shkoj deri në finale por nuk do e fitoj dhe më vjen inat, por nuk kam çfarë bëj”.

TË NGJASHME