Merr fund miqësia mes Arjola Demirit dhe Monika Lubonjës, festa “vulos” marrëdhënien

by author

Pas përfundimit të “Big Brother” nuk janë përfolur vetëm historitë e dashurisë së çifteve të formuara në lojë, por edhe miqësitë.

Advertisements

Ajo që na ra në sy të gjithëve vetëm ditët e para ishte ftohja mes Arjolës dhe Monikës. Dy aktoret brenda shtëpisë ishin mikesha të ngushta, duke kaluar thuajse të gjithë kohën së bashku, por jashtë gjërat duket se kanë ndryshuar.

Advertisements

E ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, këtë javë Arjola Demiri ka rrëfyer detaje të reja lidhur me sherrin me aktoren e njohur, Monika Lubonja. Aktorja ka treguar se ende ruajnë marrëdhënie të mira me njëra-tjetrën, por nuk kanë pasur kohë që të dalin për të darkuar apo për të pirë një kafe, pasi ende po qëndron me fëmijët e saj.

“Jemi takuar dhe përqafuar edhe në ‘Fun Club’, por për të dalë nuk kemi dalë, pasi unë kam qenë e fokusuar këtë periudhë të fëmijët. Ne e kemi pyetur njëra-tjetrën se si jemi, madje në ‘Fun Club’ ajo më ka thënë ‘të dua’, edhe unë ia kam kthyer, por kamerat nuk e kanë kapur momentin. Kështu, në media dolën këto fjalë, por mes meje dhe asaj nuk ka asnjë krisje”, ka rrëfyer Arjola.

E pyetur nga moderatorja e programit se do ta merrte në telefon tani Monikën, a do t’i përgjigjej ajo?

“Nuk ia kam numrin, flasim në ‘Instagram’”, – ka thënë Arjola. Por, duket se historia nuk është edhe kaq e qetë sa duket.

Monika Lubonja dhe Arjola Demiri ishin të dyja prezente te ditëlindja e Big Mamës. Këngëtarja nga Shkupi organizoi këtë javë ditëlindjen e saj në Tiranë, ku nuk munguan disa ish-banorë.

Arjola Demiri ka qenë përgjatë gjithë mbrëmjes në shoqërinë e Ilirit, Einxhelit, Dagzit, Sabianit dhe Sarës. Monika nga ana tjetër ka ardhur më vonë në festë, duke shmangur takimin me Arjolën, por duke kaluar kohë më shumë me DJ PM dhe miqtë e tjerë.

Nga të ftuarit e mbrëmjes kemi mundur të mësojmë se dy aktoret nuk kanë kaluar asnjë moment në shoqërinë e njëra-tjetrës. Ndonëse kanë qenë në një ambient, Monika dhe Arjola janë përshëndetur ftohtë, duke qëndruar në cepa të ndryshëm të ambientit.

Edhe në rrjetet sociale, në postimet e ndryshme që ato bënë, nuk ishin në asnjë vend. Duket se tifozeria e tyre për Ilirin, apo për Donaldin ka sjellë edhe në prishjen përfundimtare të raportit të ngushtë që ato të dyja krijuan brenda shtëpisë.

Duket se debatin mes tyre e dinë edhe ish-banorë të tjerë. Ka qenë Antonela, ajo që foli për këtë raport të ngrirë mes dy ish-banorëve. Gjatë debatit mes Arjolës dhe Antonelës gjatë spektaklit të post-BBV u përfshi edhe Monika.

Ishte Antonela, ajo e cila iu drejtua Arjolës, duke i thënë se, “ti i prishe raportet edhe me Monikën sapo dole nga BBV”. Me këtë rast Arjola iu drejtua Monikës që të thotë të vërtetën, e cila realisht është komentuar shumë pas përfundimit të “BBV” se a flasin dy mikeshat sot apo jo.

“Arjola më ka mbështetur në të gjithë rrugëtimit tim dhe ne kemi raport shumë të mirë jashtë”, u shpreh Monika, duke e dhënë përgjigjen e shumëpritur nga publiku./Panoramaplus.al

TË NGJASHME