Nuk fshihen më! Nuk ka më asnjë dyshim, Beniada poston foton me partnerin e saj

by author

Edhe pse ende nuk e kanë konfirmuar, të gjitha detajet tregojnë se Beniada Nishani dhe Blerti Hajdari janë në një lidhje.

Advertisements

Çifti nuk mund ta fshehë.

Advertisements

Ata duket se e kanë konfirmuar në heshtje.

Nëse mund ta quajmë të tillë, “shkesi” i Beniadës dhe Blertit ne fakt nuk ka qenë Arbër Hajdari (vëllai i Blertit), por emisioni “Procesi Sportiv” ku Beniadës iu besua një vend që kur ishte pjesëmarrëse në “Big Brother VIP”.

Ky emision u bë edhe shkak që Blerti të shfaqet në shtëpinë e Beniadës, por nga ekrani i televizorit.

Modelja ka publikuar një “Instastory” ku i ka bërë edhe tag Blertit pa u ndjerë aspak në presion nga zbulimi i lidhjes së tyre.

Blerti Hajdari është vëllai i Arbër Hajdarit, opinionistit të “Big Brother”.

Megjithatë, Arbri nuk ka qenë “shkesi” i këtij çifti, pasi dy të rinjtë janë njohur gjatë “Procesi Sportiv”, ku Blerti ka shkuar i ftuar si një ish-futbollist i mirënjohur.

32-vjeçari është rikthyer para pak kohe përfundimisht nga SHBA, ku dhe ishte larguar vite më parë.

TË NGJASHME