Nuk gjeti dot burrë! Modelja s**si nga Durrësi futet në “Big Brother VIP Kosova”: Jam single, shpresoj që

by author

Pas reperit Getinjo dhe këngëtares Ana Kabashi, është zbuluar edhe banori i tretë në “Big Brother VIP Kosova”.

Advertisements

Bëhet fjalë për Vivien Thano, e cila është një modele seksi nga Durrësi. Ajo ka spikatur për linjat perfekte dhe format sensuale.

Advertisements

Gjatë klipit prezantues, Viven u shpreh: “Unë po hyj single në shtëpinë e Big Brother, megjithatë në qoftë se fati do jetë me mua do më eci”.

Ajo gjithashtu zbuloi se ka punuar më herët në Kosovë me shumë persona dhe kjo do ja bëj më të lehtë lojën.

Vivien Thano erdhi nga Shqipëria për tu bërë pjesë e Big Brother VIP Kosova

Personazhi televiziv goxha i njohur sidomos në Shqipëri, Vivien Thano është banorja e radhës që sapo ka hyrë në ambientet e shtëpisë më me jehonë në trojet shqipfolëse.

Thano, e cila vjen nga qyteti i Durrësit tashmë njihet për pjesëmarrjet e saj nëpër formate të ndryshme televizive, veç se një gjë është e sigurt – ajo nuk ka qenë kurrë pjesë e një spektakli aq gjigant siç është Big Brother VIP Kosova.

Madje, Vivieni pëlqen shumë dhe botën e sportit, në veçanti volejbollin dhe basketbollin.

Tani neve na mbetet të shohim se si do ta përballojë ajo jetesën brenda shtëpisë së BBVK dhe çfarë do të dhurojë Thano për publikun shqiptar.

Big Brother VIP Kosova ka filluar transmetimin ekskluzivisht në ekranet e Klan Kosova dhe ArtMotion.

TË NGJASHME