Debatet mes Oltës dhe Gentit brenda shtëpisë së Big Brother Vip s’kanë të ndalur. Ndryshe nga herët e tjera, kur situata ka qenë në kontroll nga ana e aktores, kësaj here diçka e thënë nga aktori e ka mërzitur atë shumë.
Advertisements
“Olta mund të hajë çdo gjë, por jo çdo gjë haet”, i ka thënë Genti Oltës gjatë një bashkëbisedimi për gatimet.
Advertisements
Kjo frazë e thënë nga Genti e ka mërzitur aktores e cila gjatë një bashkëbisedimi me Amosin i tha se sjellja e aktorit ndaj saj nuk është normale dhe se nëse fjalët e thëna nga ai kundrejt saj do ishin thënë jashtë shtëpisë atëhere situata do të kishte degraduar.
Më tej ajo u shpreh se bashkëshorti i saj i cili e ndjek nga televizori e sigurit që nuk do i kenë pëlqyer aspak ato çfarë Genti i tha asaj.