Për kë ishte? Një parashutë mbërrin në shtëpinë e Big Brother, ja çfarë shkruhej (Video)

by author

Reperi Getinjo ka surprizuar partneren e tij, me të cilën u njoh dhe u bashkuar brenda shtëpisë së Big Brother Vip Kosova, Vievien. Ai ka vendosur të largohet me vullnetin e tij të plotë nga spektakli dhe e ka përgatitur Vivienën edhe më parë për largimin e tij, por ajo përsëri nuk e ka përjetuar mirë. Surpriza e tij ndaj Vivien ishte një parashutë mbi shtëpinë e BBVK, ku shkruhej “Të puth Geti shumë”.

Advertisements

Ai e kishte përmbushur misionin që i kishte vënë vetes, që publiku ta shihte siç Getinjo është në të vërtetë dhe të hiqte nga mendja e njerëzve të gjitha paragjykimet që kishin për të.

Advertisements

Reperi i famshëm tregoi anën e tij të butë e të ndjeshme edhe me partneren që gjeti brenda shtëpisë, Vivien Thanon. Ajo i dërgon çdo ditë mesazhe nga ekrani, ndërsa Getinjo e ndjek me dashuri. Mirëpo sot, ka vendosur të bëjë edhe diçka më shumë për t’i treguar se e ndjek dhe e mbështet, duke i dërguar një dron brenda shtëpisë.

“Të puth Geti shumë”- ishin fjalët e ëmbla në dron që e bënë Vivienin të shpërthejë në lot.

TË NGJASHME