Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Ritvana Fetahu, ishte dje e ftuar në emisionin “Breaking” në Top News, ku komentoi lidhjen e Luiz Ejllit dhe Kiara Titos.
Advertisements
Gjatë intervistës, ajo u pyet në lidhje me takimin e Luizit që pati me mamanë e tij, si dhe të Kiarës me vjehrrën. Duket se ka dhënë bekimin lidhur me këtë martesë që pritet të realizohet më 6 maj ose më tutje. Si mendon ky bekim a do ta çojë përpara këtë marrëdhëni?
Advertisements
“Po besoj se do ta çojë shumë përpara, duke qenë se Luizi thotë kam një lidhje telepatike me nënën time. Nuk e di sa është e vërtetë kjo lidhje telepatike që ka Luizi me nënën, uroj ta ketë se sytë dhe fjalët e nënës flasin ndryshe. Besoj se i ndihmon se mos të harrojmë se kemi një Kiarë që doli jashtë, që donte të lexonte të gjitha komentet e publikut, që të kthehej e të thoshte ‘tani jam e sigurt’. Ty të duhen gjithë komentet e botës për të kuptuar sa e do personin që do kalosh gjithë jetën.
Mua më duket absurde, kur e do dikë e pranon ashtu siç është, është kushti kryesor që dashuria të funksionojë pak ndryshe. Kështu që mendoj që po për Luizin do të ndikojë, do të ndihmojë. Nuk mendoj se do të jetë pa kritika.
Mami i Luizit shumë e mirë, e dhembshur, por mendoj që do ketë kritika jashtë, kishte rezerva në kuadër të lojës”, tha Ritvana.