Redjan Rraja dëshmon në GJKKO për “Audin” e Kejvinës: E kam vetëm shoqe, nuk i kam…

by author

Redjan Rraja, i akuzuar për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, ka dëshmuar këtë të martë para togave të zeza. Ai ka dhënë shpjegimet e tij për një makinë luksoze “Audi” në pronësi të modeles Kejvina Kthella dhe dy prona në emër të një personi të vrarë vite më parë.

Advertisements

Ai mohoi të ketë lidhje me automjetin “Audi” që SPAK i ka sekuestruar Kevina Kthjellës. Rraja tha se ka pasur marrëdhënie miqësie me modelen dhe asgjë tjetër. Sipas tij, automjeti ka qenë në emër të saj dhe se nuk ka kontribuar në blerje.

Advertisements

News 24 shkruan se Redjan Rraja ka deklaruar në Apelin e Posaçëm se kishte në pronësi tre klinika stomatologjike dhe me to siguronte të ardhura të konsiderueshme.

Pasuritë e Rrajës, që përfshijnë apartamente, garazhe, një orë e kushtueshme “Rolex” dhe makina, janë sekuestruar në tetor të vitit 2021, ndërkohë vjet SPAK dërgoi dosjen e në Gjykatën e Posaçme dhe kërkon konfiskimin e tyre e kalimin në pronësi të shtetit.

Mes mjeteve të sekuestruara dhe për të cilën kërkohet konfiskimi, është dhe një Audi luksoz model A8, që Redjan Rraja e kishte kaluar në pronësi të modeles Kejvina Kthella. Prokuroria Speciale tha se edhe përse është në pronësi të modeles, mjeti zotërohet në mënyrë të tërthortë të nipit të deputetit socialist.

Ndërkohë, përsa i përket dy pasurive të tjera, është zbuluar gjatë hetimit se ato janë kaluar në pronësi të familjarëve të Elton Çiços. Ky i fundit u ekzekutua me dy plumba më 1 maj 2016 në një lokal në Bllok. Për ngjarjen, Policia shpalli në kërkim Jani Aliaj dhe Renato Milloshin.

TË NGJASHME