Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë çifti i momentit. Që në ditët kur ishin pjesë e “Big Brother”, kjo dyshe mbërtheu publikun, duke e jetuar këtë histori dashurie si një telenovelë. E tashmë që loja ka mbaruar, vëmendja për ta vetëm sa është shtuar. Çdo detaj i tyre përbën lajm, duke kuptuar sesi po shkon raporti mes kësaj dysheje. Pas postimeve plot dashuri, në rrjet nisi të përflitej një ndarje e mundshme mes tyre.
Advertisements
Por, Luizi ka hyrë “live” në “Instagram”-in e tij për të përgënjeshtruar këtë lajm. Teksa po darkonte me bashkëshorten, Kiara Tito, fituesi i “Big Brother VIP” hyri “live” për t’u treguar të gjithëve se ata janë bashkë. Madje fansat i kërkuan që ai ta puthte Kiarën, në mënyrë që të hiqnin të gjitha dyshimet që kishin. Në ato momente, këngëtari i tha partneres së tij që të çoheshin nga tavolina dhe të dilnin jashtë, pasi aty kishte dhe fëmijë. Teksa po lëviznin, Luizi u vendosi një kusht ndjekësve të tij. Ai u tha se nëse do të shkonin 100 mijë fansa që po shikonin “live”-n, atëherë ai do e puthte Kiarën.
Advertisements
E në pak minuta në “live”-n e fituesit të BB VIP arritën 103 mijë ndjekës. E për këtë arsye, Luizi e mbajti fjalën dhe e puthi partneren e tij, duke hedhur poshtë të gjitha aludimet se ata janë ndarë. E pak ditë pas këtyre thashethemeve, dyshja përflitet edhe njëherë për një krisje të këtij raporti. Miqtë dhe bashkëpunëtorët e ngushtë, pranë “Top Media”, zbuluan se dyshja ka kaluar ditë të vështira javën e shkuar, ku shkak i një konflikti mes tyre ka qenë pikërisht Jurgena, ish-e dashura e Luizit. Fituesi i “Big Brother” ka folur edhe për raportin që ka tashmë me Jurgenën, ish-partneren e tij që i menaxhonte “Instagram”- in.
Madje, ai tregoi se ka takuar babain e Jurgenës dhe u ndje keq, për mërzinë dhe problemet që i kishte hapur, duke u komentuar nga portale të ndryshme. “Unë jam takuar me babain e saj, burrë zotëri erdhi e më tha që familja ime nuk e ka merituar këtë lloj vrer dhe me bëri të ndihem shumë keq. Nuk është gjithçka fama, po bëhem shkak për të shkatërruar një familje”, u shpreh Luizi.
Mikja e Luiz Ejllit, Jurgena është bërë sërish “e gjallë” në rrjetet sociale. Nëpërmjet një adrese në Instagram që pretendon se është vajza në fjalë, ajo i ka hedhur sërish benzinë zjarrit. Një nga ndjekësit e kishte pyetur nëse ishte së bashku me Luizin në Gjakovë dhe përgjigjja e saj do t’ju befasojë. Jurgena konfirmon se ka qenë në Gjakovë së bashku me familjen e saj ditën që Luizi pati koncertin ndërkohë që edhe janë takuar së bashku. “Në Gjakovë isha me familjen dhe vendosëm që të takoheshim me Luizin.Të sqaronim disa gjëra rreth ‘Instagram’-it të tij që ka pasur”, shkruan Jurgena.
I ftuar në “Më lër të flas” me vëllezërit Veshaj, Luizi tha se e ka njohur shumë pak kohë para nisjes së “Big Brother” dhe ka dalë disa herë me të. “Me Jurgenën jemi njohur, diku një muaj para se të hyja në ‘Big’. Kemi dalë dy tre herë (qesh). Ajo ma hodhi si ide më tha mua, kur të hysh brenda të duhet një ‘Instagram’. Ç’më duhet mua i thashë do jem brenda, duhet tha ta kesh kështu, ta mbaj unë. Mirë hape i thash se unë s’di dhe ajo e ka hapur”, tha Luizi. Tashmë që lidhja me Jurgenën përfundoi, raporti mes tyre duket se ka mbetur i mirë, duke ruajtur respekt për njëri-tjetrin.
Por duket se dalja sërish në skenë e Jurgenës, ka sjellë probleme në marrëdhënien e tij me Kiarën. Për disa ditë me radhë, dyshja ka debatuar në lidhje me këtë takim, duke dashur që Jurgena mos të jetë më pjesë e tyre, as në të përditshmen dhe as në deklaratat publike. Por, kur gjithçka dukej si një krisje mes tyre, dyshja e gjeti shpejt gjuhën e ribashkimit.
Në kulmin e thashethemeve për një ndarje të mundshme, Luizi u shfaq në krah të Kiarës, në dasmën e vajzës së Tom Doshit, ku dhe të dy ishin të ftuar. Ishte Kiara ajo që fillimisht hodhi një foto të çiftit ku shkruante “Lum Luizi”. E menjëherë më pas, edhe vetë këngëtari publikoi një foto me bashkëshorten e tij, ku shkruante “Lum Kiara”. Pas disa ditëve të tensionuara, çifti ia ka dal që ta rikuperojë marrëdhënien e tyre, pa shkuar në ndarje. Nga ana tjetër, tashmë raporti miqësor me Jurgënën ka përfunduar për Luizin, duke zgjedhur që të mbajë të palëkundur raportin me bashkëshorten e tij.
Por kjo nuk është hera e parë që Luizi dhe Kiara kanë një krisje të raportit. Edhe pak ditë më parë, në rrjet u përfol se dyshja i kishte dhënë fund. Megjithatë, ishte vetë fituesi i “Big Brother”, që hodhi poshtë këto zëra me një dedikim romantik për moderatoren. Teksa ishte i ftuar për të kënduar në Gjakovë, Luizi mori edhe Kiarën në skenë. Ndërkohë edhe kur Kiara mungon në koncerte, Luizi përpiqet ta bëjë pjesë, duke i dedikuar këngë dhe video “live” nga koncerti.
“Për 3-4 ditë, nuk do të thonë që janë ndarë”. Kështu ka shkruar Luiz Ejlli bashkëngjitur me videon ku përshëndeste bashkëshorten e tij, Kiara Tito, nga një koncert në Gjakovë. Teksa po bëhej gati të këndonte këngën “Me ty” që ia ka dedikuar Kiarës me rastin e Shën Valentinit, Luizi merr telefonin për të filmuar veten dhe të pranishmit. “Kiara, tanë Gjakova më ka thënë se të do ty”, dëgjohet të thotë fituesi i “Big Brother VIP 2”.
Ndërkohë nuk ka munduar reagimi i Titos. Kjo e fundit ka komentuar në postimin e Luizit dhe shkruan: “Me ty gjithmonë”. Ndërkohë që dyshja vijon të shijojë suksesin dhe dashamirësinë e publikut, Jurgena herë pas here, del në rrjetet sociale për të dhënë më shumë detaje rreth historisë së shkurtër që ka pasur me Luizin. Por duket se këto deklaratat të saj dhe takime, ndonëse nën shoqërinë e familjes, janë bërë problem për Kiarën, e cila ka kërkuar që bashkëshorti i saj të heq dorë njëherë e mirë nga miqësia me të dhe t’i përkushtohet karrierës dhe marrëdhënies me të.