Stresi befason me rrëfimin e pazakontë, zbulon si e ka planifikuar varrimin e tij (VIDEO)

by author

Jo se publiku di pak për të në gjithë këto vite karrierë, por brenda shtëpisë së “Big Brother Vip Kosova” Stresi po shfaq gjithmonë edhe më shumë nga vetja e tij.

Advertisements

Në një bisedë me banorët, këtë herë reperi është shprehur se ka një aftësi të veçantë, të dallojë ndjerëzit fallco.

Advertisements

“Unë jam për këtë sport, unë ta nxjerr maskën për sekonda, të tregoj se kush je”, ka thënë ai.

Ndonëse kjo bisedë nuk po rrotullohej rreth vdekjes dhe ceremonive mortore, Arkimed Lusha sërish ka habitur duke përshkruar se si do të jetë dita kur do të varroset ai.

“Ky burrë këtu ka me e mbyllë karrierën e ka me vdekë dhe 3 milionë banorë kanë me më ardhë në varrim. Krejt Shqipëria e Kosova, do të jetë vargu ku nuk pritet më. As 2Pac e as Biggie nuk kanë pas kështu varrimi çfarë do ta kem unë”

Kujtojmë që më herët Stresi ftoi në një takim romantik Gresën për t’i kërkuar ndihmë për ta ribashkuar me Kejsin.

“Misioni im në “Big Brother”…. Mua s’ma ndjen për çmimin e parë. Unë kam ardhur këtu që të qetësohem si ti, sepse vij edhe unë nga një ndarje. Të dy kemi prindër, prindërit e tu e kuptojnë që ti je friendly, që shkon mirë me mua. Unë po luftoj realisht që të ribashkohem me ish të fejuarën time. Edhe ti do më ndihmosh”- u shpreh Stresi.

TË NGJASHME